Një investim në fshatin Shirq por edhe për Njësinë Administratibe Dajç në Bashkinë e Shkodrës është në prag të përfundimit.

Këto ditë po hidhen shtresat e asfaltit, proces që i lë vendin vendosjes së sinjalistikës vertikale dhe horizontale. Punimet në rrugën e Shirqit,

investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 128 milion lekë, janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, e cila ka bashkëbiseduar me banorët.

Projekti që po zbatohet në rrugën e fshatit Shirq parashikon asfalt në një sipërfaqe prej 4000 m2, ndërtimin e veprave të artit si ura dhe tombino, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Artikulli paraprakPUKË, HUMB JETËN 30 VJEÇARI QË U PLAGOS
Artikulli tjetërPERAJ: KURRIKULA E RE NË ARSIM E DËSHTUAR