Gatime tradicionale të mëgjesit në Turqi u shtruan në një sofër në Shkodër në institutin “Yunus Emre” në një aktivitet të quajtur “Kultura e Mëgjesit Turk”.

Të ftuarit nga fusha të ndryshme provuan gatimet e mëngjesit njësoj siç ndodh në Turqi duke i shijuar. Drejtori i institutit “Yunus Emre” Zafer Kiyiçi përshëndeti të ftuarit dhe foli rreth kulturës së krijuar të mëngjesit turk i cili konsumohet përpara kafes së mëngjesit apo një gotë çaji që në Turqi është tejet i përhapur.

Kultura e mëngjesit është krijuar tha drejtori Kiyiçi duke qenë se Turqia ka shumë krahina të ndryshme të përhapura dhe secila ka sjellë gatimet e veta.

Të ftuarit në këtë aktivitet jo të zakontë shijuan gatime ng më të ndryshmet dhe me një shumëllojshmëri në një mëngjes të bollshëm që i shërben gjithsecilit për ta nisur plot energji ditën ndërsa ka edhe mesazhin e bashkimit mes njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakPD NXJERR PËRGJIMIN E ARTAN LAMES ME STAFIN E ALUIZNI-T
Artikulli tjetërTRAJNERI JONUZ:PAS PAK JAVËSH SHIHNI VLLAZNINË E VËRTETË