Shkodër – Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe dëmtoi mjetin e tyre të punës, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.