Ka nisur në qytetin e Shkodrës në sportin e shahut kupa “Çesk Jubani” që zhvillohet mes shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës. Kjo kupë po organizohet në qendrën rinore Atelie në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Zyrën Vendore të Arsimit. Instrukturi dhe trajneri Bernard Lekaj vlerëson këtë aktivitet.

Kupa “Çesk Jubani” ka krijuar interes për të rinjtë e shkollave të mesme
Trajneri Lekaj thotë se këto aktivitete sportive në shah i shërbejnë të rinjve

Pas kupës për shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, tashmë po zhvillohet kampionati për shkollat e mesme për ta përmbyllur kupën “Çesk Jubani” në shah me kampionatin e qytetit për të rritur ku mund të marrë pjesë kushdo që ka dëshirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, CIRKU I DIBRËS SË MADHE SHFAQJE NË TEATËR
Artikulli tjetërKUKËSI-VLLAZNIA, JONUZ OPTIMIST: S’KA KOHË TË MËRZITEMI