Djegia e mandateve nga opozita dhe protestat e njëpasnjëshme që po organizon sipas ekspertes Iris Luarasi rrezikojnë që Shqipëria të humbas shansin për hapjen e negociatave në qershor.

Më përpara opozita shprehet ekspertja Luarasi duhej që të kishte provuar të gjitha rrugët ligjore duke iu referuar padive dhe hetimeve që mund të bëjë prokuroria për rastet apo pretendimet e shit-blerjes së votave.

Pas kësaj krize apo kaosi politik në Shqipëri do të ketë një zgjidhje por sipas Luarasit është e papranueshme që sërish të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni që ka nisur përmes protestave të cilat tashmë përveçse në Tiranë pritet që të zhvillohen edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Artikulli paraprakZENEL DRANGU: PO ZVARRITEN PROCEDURAT E DËMSHPËRBLIMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR