Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze.

Rama ka pritur homologun malazez, Dushko Markoviç, dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre.

Rama ka thënë se ky është një takim historik, dhe se mes dy vendeve përveç afërsisë kufitare ka një trashëgimi morale e shpirtërore që i mban të lidhur.

Na vjen mirë që mblidhemi këtu. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Konsolidim të perspektivës evropiane. Do konkretizojmë bashkëpunimin. Do forcojmë më tej nuk është vetëm gjeografia që na lidh, por edhe trashëgimia morale e shpirtërore.

Më tej, Rama foli për investimet e përbashkëta në të dy vendet. Kryeministri u ndal tek turizmi, si një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sot ne jemi më të ndërlidhur se asnjë herë më parë. Është koha ti adresojmë potencialet, të shkëmbejmë eksperienca, të bashkojmë forcat.

Jo vetëm një sukses për takimin. Zhvillim të turizmit, komunikim me investitorët, e kemi dëgjuar më shumë se 1 herë nga ana e tyre të zgjerojmë investimet,

kapacitetet ekonomike, në mënyrë që të gjithë turistët që drejtohen drejt kësaj zone, duke patur si pikë referimi Malin e Zi, të zgjerohojnë kufirin.

Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare do të bëjë çmos për të mbrojtur mjedisin, dhe të zhvillojë një turizëm të qendrueshëm.

Rama tha se lëvizja e qytetarëve nga të dyja vendet është ajo çka mban një shkëmbim natyral kulturash.

Në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është menduar si një hapësirë ndërveprimi. Historikisht, para se të na mbyllte kufijtë regjimi i vjetër, tani i gjejmë të zhvilluara,

në një hapësirë ku kufiri mes nesh është vetëm konvencion. Ju e dini sa qytetarë nga Shkodra e Shqipëria udhëtojnë matanë kufirit e vijnë në Malin e Zi.

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do mbrojmë mjedisin dhe vendet turistike. Do zhvillojmë turizmin duke parë mundësitë.

Rama theksoi se Shqipëira me ligjin për minoritetet, ka mbështetur dhe ka mbrojtur të drejtat e komunitetit malazez në Shqipëri.

Ligji për minoritetet, iu dhamë vendin që u takon malazezëve.

Artikulli paraprakRAMA: NUK ËSHTË ASPAK ÇUDI TË DËGJOSH GJUHËN MALAZEZE NË SHKODËR
Artikulli tjetërARTA MARKU NË VETTING/NIS SEANCA NË KPK, KRYEPROKURORJA NUK ËSHTË E PRANISHME