Personat me Aftësi Ndryshe të projektit “Shpresa” në Shkodër janë përfshirë në një aktivitet social në kuadër të ditës botërore të librit. “Libriopsikosinteza, një qasje sociale dhe terapeutike për integrimin sociale të personave me aftësi ndryshe”

u quajt ky aktivitet i zhvilluar në sallën Kardinal Mikel Koliqi në famullinë e Shkodrës ku mori pjesë edhe drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula

Presidenti i shoqatës “Projekti Shpresa” Luigj Mila tha se kjo shtresë nuk ka nevojë vetëm për përkujdesjen sociale por edhe raportet me librin.

Gjatë këtij aktiviteti vetë të rinjtë, pjesë e shoqatës “Projekti Shpresa” treguan dëshmitë dhe reflektimet e tyre duke qenë se janë pjesë e programit Libriopsikosinteza duke i ndihmuar ata në jetën e tyre.

Artikulli paraprakNDËRTIMI I HEC-eve, NUK NDALEN PROTESTËN NË MIRDITË
Artikulli tjetërGRABITJA NË RINAS, SHPALLET NË KËRKIM NJË TJETËR PERSON