Në Shkodër gjatë vitit 2019 në spitalin e Shkodrës janë shënuar rreth 35 raste të kancerit të gjirit. Shifrat i konfirmon mjekia onkologe në spitalin rajonal të Shkodrës Kleva Qeraj në kuadër edhe të muajit kundër kancerit të gjirit që është në tetor.

Ende gratë dhe vajzat në Shqipëri nuk janë të sensibilizuara siç duhet për të luftuar ose parandaluar në kohë kancerin e gjirit shprehet mjekia Qeraj.

Mjekia Onkologe bën të ditur edhe riskun se si mund të preken gratë dhe vajzat nga kanceri i gjirit.

Ajo që mbetet shqetësuese është se rastet e grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit janë duke u rritur nga viti në vit në rang kombëtar por edhe në Shkodër.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME FITORE KAMPIONATIN
Artikulli tjetërKUKËSI-VLLAZNIA, TRAJNERI JONUZ: DO KËRKOJMË PIKË