Në ditën e katërt 9 nxënës të shkollës së Postribës vijojn ëtë jenë të shtruar në spitalin e Shkodrës pas helmimit që pësuan rreth 60 nxënës në total.

Brenda 24 orëve të fundit mjeku i repartit infektiv në spitalin e Shkodrës Alban Haxhi shprehet se janë paraqitur 27 raste prej të cilëve 9 vijojnë të jenë të shtruar.

Sipas mjekut Haxhi gjendja e të helmuarve nga Postriba është duke u përmirësuar tashmë.

Disa institucioneve mes të cilave edhe drejtoria e shëndetit publik vijojnë punën për të nxjerrë shkaqet e këtij helmimi masiv të nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë të cilët mendojnë se kjo mund të ketë ardhur nga ushqimet që kanë konsumuar në një fast food aty afër.

Artikulli paraprakSHKODËR, GARË BIÇIKLETASH SI HOMAZH PËR GILMAN BAKALLIN
Artikulli tjetërTETORI GJERMAN NIS AKTIVITETET NGA SHKODRA