Në lagjen numër 5 të qytetit të Shkodrës, kanë nisur punimet për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit në rrugën “Henrik Laca”.

Një zonë e lagjes “Serreq” siç njihet në Shkodër, e ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen rikualifikuese, prej të cilës përfitojnë më shumë se 100 familje.

Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon 970 metër katror asfalt, 600 metër katror trotuare, kanalizime të ujrave të bardha, kanalizime të ujrave të zeza- 270 metër linear, rrjet ujësjellësi 320 metër linear, ndriçues LED , punim- sistemin sheshi, vendosje stolash pushimi, mbjellje bari dhe pemësh dekorative për të përfunduar me sinjalistikën vertikale dhe horizontale

Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 10,6 milion lekë të reja do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në standartin e jetës së banorëve

Artikulli paraprakPËRROI I VRAKËS NDOT LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërBRAÇE: HETIM TREGUT TË KARBURANTEVE