Mësuesve që punojnë në fshatrat e qarkut Shkodër nuk i paguhet kostoja e rrugës, siç është parashikuar në kontratën kolektive. Kështu ëshët shprehur Albert Tuka, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë për qarkun Shkodër. Ai shprehet se mësuesit tashmë duhet të paguajnë kosto ekstra për të përballuar rrugën nga shtëpia në shkollën ku japin mësim.

Tuka gjithshtu shton se këto çështje janë ndjekur nga sindikata në mbrojtje të interesave të mësusve dhe respektimit të kontratave të punës.

Tuka, tha më tej se punonjësit duhet të verifikojnë kontratat kolektive apo individuale që kanë ndërsa thekson se kushtet e nënshkruara në kontratë duhet të zbatohen me ligj.

 

Artikulli paraprakSHPERNDANTE LENDE NARKOTIKE, POLICIA ARRESTON 38 VJECARIN NE SHKODER
Artikulli tjetërPUKË DHE M.MADHE, 70 TË RINJ TRAJNOHEN PËR TURIZMIN