Partitë opozitare në kuadër të takimeve që po zhvillojnë në të gjithë Shqipërinë zhvilluan një bisedë edhe në Shkodër. Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste, Fatmir Mediu i republikanëve dhe Nard Ndoka i partisë demokristiane u shprehën se s’do të ketë zgjedhje vendore pa opozitën ndërsa kërkojnë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Vangjel Dule i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar deklaruan se 4 vende të BE-së janë kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Ky tur i takimeve të partive opozitare do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë duke kërkuar që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në protestat e opozitës.

Artikulli paraprak“PASHKO VASA” AKTIVITET NË KALA NË KUADËR TË 1 QERSHORIT
Artikulli tjetërSHKODËR, DHUNA ME BAZË GJINORE SHIFRAT NË RRITJE