Konkursi i shkollave të qytetit të Shkodrës me shfaqjet në teatrin “Migjeni” është përmbyllur duke i dhënë fund edicionit të dytë të “You Theater 2020”. Në këtë konkurs morën pjesë 7 shkolla me pjesë të ndryshme teatrore.

Në fund u dhanë edhe çmimet përkatëse. Çmimin e dytë e mori shkolla austriake me pjesën “rroku dhe Gjyli, histori dashurie te Arra e Madhe” ndërsa çmimin e parë shkolla “Jordan Misja” me shfaqjen “Propozimi”. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se ky festival i teatrit mes të rinjve ka për synim që të zgjerohet.

Anëtarët e jurisë u shprehën se në këtë konkurs mes të rinjve të shkollave të qytetit të gjithë janë fitues.

Përveç shkollave më të mira çmimet u dhanë edhe për nxënësit që morën pjesë në këto shfaqje me shkollat e tyre. Çmimet për aktoret joprotagoniste më të mira shkuan për Ester Hysenej dhe treshen e shkollës “28 Nëntori” Klodiana Vata, Driola Kraja dhe Luelda Stani.

Aktorët joprotagonist më të mirë u shpallën Orlando Rexhaj dhe Jursi Temali. Aktorët protagonist më të mirë janë Arbër Bala dhe Todi Kalemi ndërsa aktorja protagoniste më e mirë u shpall Irsa Golemi.

Artikulli paraprakRRITEN ÇMIMET NGA KOMPANITË CELULARE, SHKODRANËT KUNDËR
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “MULLINI I ERËS”