“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për katër shtetasit e përfshirë në shkëmbim zjarri pak ditë më parë në Shkodër, tre prej të cilëve të dyshuar si autor ku mbeti e plagosur kalimtarja Liljana Jeremia e cila mori një plumb rastësisht.

Gjykata la në paraburgim shtetasit Ension Buraku, Argjend Rexha dhe Riad Xheladini të dyshuar si autor në përplasjen me armë me shtetasin tjetër Mirsad Meta i cili vazhdon që të jetë i shpallur në kërkim ndërsa në “arrest me burg” u la edhe Liridon Lushi i dyshuar si ndërmjetësues.

Julian Ballta, avokati mbrojtës i shtetasit Ension Burakun nga Durrësi shprehet se klienti i tij ka ardhur në Shkodër bashkë me dy shokët e tij vetëm për t’u sqaruar duke qenë se kanë patur konflikte të mëparshme kur kanë qenë shokë në Gjermani.

Avokati mbrojtës i Burakut shprehet se natën e ngjarjes është shtetasi Mirsad Meta që ka qëlluar i pari ndërkohë që Ension Buraku ka qenë duke e pritur për t’u sqaruar dhe më pas i është kundërpërgjigjur me armë që mbante për siguri për t’u vetëmbrojtur.

Pala mbrojtëse hedh poshtë dyshimet se konflikti mes të rinjve në Gjermani dhe tani më pas lidhet me pazare droge.

Shtetasi Ension Buraku ka deklaruar në sallën e e gjyqit se ka dyshime të forta se tritolin motrës së tij police në Durrës ia ka vendosur shtetasi Mirsad Meta me të cilin ka ardhur për t’u sqaruar.

E gjithë dinamika e plagosjes në Shkodër është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe pala mbrojtëse e Ension Burakut pretendon se Mirsad Meta ka qëlluar i pari në drejtim të tij dhe se shtetasja Liljana Jeremia që u plagos rastësisht ka marrë plumbin nga pistoleta e Mirsad Metës po sipas pretendimeve të palës mbrojtëse.

Artikulli paraprakMETODOLOGJIA E RE E BE, ISH-MINISTRI BUSHATI: PROCESI DO TË JETË MË I VËSHTIRË DHE KËRKUES
Artikulli tjetërSHKODËR, DEBATI PËR PESHKUN ÇON NË PLAGOSJE ME THIKË