Autorja e librit “Vrima”, një libër që hapi një debat të madh në Shqipëri ishte e ftuar në Odën e Poezisë në qendrën rinore Arka për të folur jo vetëm për këtë botim të sajin por edhe vepra të tjera. Petro thotë se pas çmimit që mori me librin “Vrima” nuk e ka pritur të gjithë atë reagim të një pjesë të madhe të shoqërisë.

Megjithë krikat e mëdha apo sulmet në adresë të saj, Rita Petro shprehet se ka shkrimtarë që e pëlqejnë këtë që i ndodhi asaj sepse është një formë që të bëhen të lexueshëm pavarësisht reaksionit ndaj librave që masa nuk i pranon.

Libri “Vrima” është një vëllim poetik me përmbajtje të fortë erotike por që në 2015-ën fitoi çmimi si libri poetik më i mirë. Rita Petro është një shkrimtare e cila do të vijojë të jetë provokuese me librat e saj kjo jo për të ndryshuar shoqërinë por për të treguar vetveten artistike të saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, VJEN PËR HERË TË PARË “I DËBUARI”
Artikulli tjetërKIRAS, BORA DHE SHIU BLLOKOJNË RRUGËN