Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. A., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. P., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi dje, në aksin rrugor “Fushë Arrëz-Kukës”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç. Më pas, shtetasi E. P. është larguar nga vendi i aksidentit, me automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 54 vjeç, se shtetasi L. C. i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I RENDE BLLOKOHET RRUGA NACIONALE
Artikulli tjetërSHKODËR/INFORMACION SHTESË/ AKSIDENTI I NDODHUR NË AKSIN RRUGOR “SHKODËR-LEZHË”