
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-D. M., banues në fshatin Guri i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






