Prefekti i Qarkut Shkodër ka përgënjështruar Institutin e Gjeoshkencës, Energjisë dhe Ujit se në Shkodër mund të ketë përmbytje si shkak i reshjeve të shiut.

Prefekti deklaroi se situata në Shkodër ka reshjet është normale duke kërkuar qëtë qetësohen edhe qytetarët e Malit të Zi duke qenë se mediat atje kanë raportuar njoftimin e IGJEUM të Shqipërisë për mundësinë e përmbytjeve. Kuotat në hidrocentrale janë brenda gjitha parametrave tha Prefekti Millja.

Të vetmet probleme nga reshjet e ditëve të fundit janë në disa rrugë rurale tha Prefekti Millja siç është Thethi në Dukagjin por edhe atje janë marrë masa duke pastruar gurët që kanë rrëshqitur ndërsa i bëri thirrje pushtetit vendor që të marrë masa për pastrimin ose kontrollin e kanaleve të ujit.

Një thirrje Prefekti Millja ka edhe për firmat që kanë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve duke kërkuar që të jenë në gatishmëri në rastet e reshjeve të shiut apo rrëshqitjes së gurëve ose në të kundërt masat ndaj tyre do jenë të rrepta.

Prefekti Millja bashkë me stafin e tij ka inspektuar në terren situatën në lumenj dhe liqen si dhe është në kontakt të vazhdueshëm me hidrocentralet por edhe institucione të tjera lidhur me situatën dhe menaxhimin nga reshjet e dendura të shiut që mund të ketë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MYFTIU SYTARI MESAZHE PËR FAMILJEN
Artikulli tjetërMETA FUT NË NGËRÇ KRIJIMIN E KUSHTETUESES, REFUZON TË ZGJEDHË ANËTARIN E DYTË