Presidenti Ilir Meta nga Shkodra ka komentuar shkurtimisht raportin paraprak të Komisionit të Venecias për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit duke thumbuar qeverinë nuk preferoi të mbajë një qëndrim duke thënë se për atë dokument ka konfidencialitet.

Presidenti Meta shprehet se çështja e emërimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese i përket drejtësisë shqiptare.

Komisioni i Venecias nisur nga raporti paraprak edhe pse ende i pazbardhur i plotë deri më tani i jep të drejtë Presidentit Meta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi kreu i shtetit ka zgjedhur të mos flasë derisa të publikohet raporti i plotë dhe zyrtar.

Këtë deklaratë Presidenti Meta e bëri përpara ndeshjes së basketbollit Vllaznia-Tirana në Shkodër të cilin e ndoqi nga fillimi deri në fund.

Artikulli paraprak8 MARSI NUK ËSHTË NJË FËSTË PËR TË GJITHA GRATË
Artikulli tjetërSHKODËR, PRESIDENTI META PËR RAMËN: ISH KRYEMINISTRI