Libri “Bijat e Gjeneralit” i autores Mimoza Hysa është prezantuar në një bisedë në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës. Ky libër sjell historinë e Marsinës dhe Martinës, dy binjake të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës. Autorja u shpreh se e njeh mirë atë kohë sepse e ka përjetuar

Letërsia shqiptare është e mbingarkuar me heronj dhe kjo e dëmton lexuesit thotë autorja Hysa ndaj ka preferuar që në romanin e saj “Bijat e Gjeneralit” të sjellë personazhe jetësor që kanë një histori mbijetese dhe një kalvar vuajtjesh në sistemin komunist.

Romani “Bijat e Gjeneralit” është befasues ndërsa ka një mbyllje që ngre shumë pikëpyetje për lexuesit duke i lënë ata të lirë që të thellohen në mendime për personazhet e dyzuara dhe historitë e tyre që i përkasin shumë vendeve të ndryshme që autorja i ka bashkuar. Mimoz Hysa është një përkthyese e letërsisë italiane por edhe autore e disa botimeve të tjera.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: DUHET PAKT KOMBËTAR, JO POLITIK! LSI ANGAZHOHET TË ÇOJË PARA REFORMËN ZGJEDHORE
Artikulli tjetërSHKODËR, ARTISTI ARMIN LINKE EKSPOZITË NË “MARUBI”