DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 23 vjeç, banues në fshatin Boks, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Z., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në fshatin Bogë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakALI AHMETI PREZANTON BUJAR OSMANIN KANDIDAT PËR PRESIDENT TË MAQEDONISË SË VERIUT
Artikulli tjetërPS U TËRHOQ NGA VOTIMI PËR AMNISTINË, BASHA: SHPRESOJ TË MOS JETË PJESË E PAZARIT TË GJËSË SË GJALLË PËR TË PESHKUAR DEPUTETË PËR…