Dita Ndërkombëtare pa Makina nuk është ndjerë aspak në qytetin e Shkodrës. Qarkullimi I mjeteve ishte I njëjtë si në të gjitha ditët e vitit pasi institucionet përgjegjëse apo edhe organizata të shoqërisë civile nuk u kujtuan për organizimin e aktiviteteve sensibilizuese e mbi të gjitha ndalimin e lëvizjes me makinë të paktën për një ditë.

Për qytetarët, pjesa më e madhe e tyre përdorues të rregullt të biçikletës, fikja e makinave sot duhej të ishte me detyrim.

Në vend të biçekletave apo ecjes në këmbë qytetarët kanë preferuar sërish makinat duke mos arritur që të sensibilizohen. Shumë pak i janë përgjigjur ftesave të përgjithshme të kësaj dite për të lëvizur pa mjete motorike.

Rrugët kryesore të qytetit dominoheshin nga trafiku i zakonshëm çka tregon se dita pa makina këtë vit nuk e ka bërë efektin ashtu siç duhet.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAJZAT NGJYROSIN QYTETIN ME FUSTANE E BIÇIKLETA
Artikulli tjetërSHKODËR, 10 VJETORI I GAZETËS SPORTIVE SHKODRASPORT.COM