Punonjësit në Shkodër që janë përfitues të pagës së luftës jo të gjithë e kanë përfituar pavarësisht se kanë bërë edhe aplikimet përkatëse. Dhjetra telefonata në emisionin e mëngjesit “Info Plus” në Star Plus Televizion të gazetares Noela Pjerza kanë treguar këtë problematikë.

Përveçse shumë prej tyre nuk kanë përfituar pagën e luftës të paktën nga sa pretendojnë ka edhe nga ata që kanë edhe probleme të tjera siç është puna në të zezë.

Përveç dhjetra qytetarëve edhe përfaqësues të opozitës kanë akuzuar se në Shkodër paga e luftës është dhënë në mënyrë selective dhe se shumë punonjës dhe biznese të vogla nuk e kanë përfituar.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I RAMËS: BIZNESET E MËDHA QË NUK APLIKOJNË PËR PAGËN E PUNËTORËVE DO TË GJOBITËN
Artikulli tjetërPRESIDENTI META DEKRETON 4 LIGJE TË SHUMICËS