Situata e lumit Buna në afërsi të pedonales së Molos në qytetin e Shkodrës paraqitet mjaft shqetësuese. Edhe pse konsiderohet si një ndër bukurite natyrore të Shkodrës, ndotjet e krijuara në të kanë prishur imazhin e këtij peisazhi natyror.

Qytetarët të cilët zgjedhin të bëjnë një shëtitje përgjatë bregut të lumit Buna shprehen, se gjendja në të cilën ka përfunduar nuk është aspak e këndshme për syrin e tyre apo kujdo që kalon këtu pranë.

Qytetarët thonë se institucionet përkatëse duhet të marrin masa për ruajtjen dhe pastrimin e kësaj zone , që është mjaft e preferuar nga të gjithë.

Gjendja katastrofike që ndodhet lumi Buna tregon një mospërgjegjshmëri nga ana e institucioneve përgjegjëse që e kanë për detyrë monitorimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e atij lumi dhe zonës përreth.

Artikulli paraprakVIDEO E DHUNËS, LIROHET 30 VJEÇARJA: U TRONDITA NGA SHOQJA
Artikulli tjetërSHKODËR, BASHKIA LARGON VLASH PJETRIN SI ADMINISTRATOR