Bashkia e Shkodrës vazhdon sistemimin e shesheve dhe rrugëve dytësore në qytetin e Shkodrës. Aktualisht po punohet në rrugën “At Shtjefen Gjeçovi”, ku po realizohet një proces i plotë i ndërhyrjes, duke nisur nga kanalizimet e ujrave të bardha- ndërtimi i trotuareve që mungojnë dhe linjat e internetit.

Faza tjetër do të jetë shtresa asfaltike duke krijuar një mjedis cilësor në shërbim të banorëve. Punimet që po kryhen në kuadër të projektit të Bashkiqë Shkodër, janë inspektuar edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Puna për sistemimin e shesheve dhe rrugëve të brendshme në blloqet e banimit në qytetin e Shkodrës, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2019. Synohet përmirësimi i standarteve të jetës së qytetarëve në atë çfarë mund të konsiderohet përditshmëri dhe impakt sapo kalon pragun e shtëpisë.

Artikulli paraprakLIKA: NDESHJA E VLLAZNISË ME KORABIN E VËSHTIRË
Artikulli tjetërTRUSH, FAMILJA QË JETON “NË SHTËPI PA SHTËPI”