Invalidët në qytetin e Shkodrës, nuk do munden të përdorin shërbimin urban duke nisur nga java tjetër. Këtë e bën me dije shefi i transporit urban Afrim Dervishi.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse nuk kanë kryer pagesën që i takon prej 4 vitesh, ndaj shprehet se asnjë invalid nuk do mund të përdorë shërbimin urban deri në momentin që situata të marrë zgjidhje.

Gjina Ndou, kryetarja e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve në Qarkun Shkodër, shprehet se kjo është një padrejtësi që po i bëhet invalidëve, pasi nuk janë të përfshirë në këtë çështje.

Ndou u bën thirrje institucioneve kompetente që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, në të kundërt çështjen do ia kalojë Prokurorisë.

Edhe më parë ka patur probleme të tilla me transpotin urban në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë, ditën e enjte pritet të zhvillohet takimi i Afrim Dervishit dhe Gjina Ndout me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në Shkodër, për zgjidhjen e këtij problemi.

 

 

Artikulli paraprak2019-TA, VITI I “PËRVËLIMIT”
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA-TIRANA 57-74