Infrastuktura në një nga rrugët në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në Shkodër e cila mundëson kalimin e familjeve që banojnë aty lë shumë për të dëshiruar. Gjatë gjithë vitit kalimi në këtë aks është i vështirë për të rriturit por aq më tepër për fëmijët të cilët duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë.

Rruga mbushet me ujë duke e bërë thuajse të pamundur kalimin aty. Banorët tregojnë se ka më shumë se 20 vite që ai segment është në këtë gjendje.

Banorët shprehen se u janë drejtuar disa herë bashkisë Shkodër por akoma nuk ështe marrë ndonjë masë për zgjidhjen e këtij problem.

Një situatë e tillë pavarësisht apelit të banorëve në Shtoj të Ri nuk është marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse. Gropat e krijuara dhe balta shpesh herë kanë bllokuar totalisht kalimin e banorëve të zonës.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSTI I TRETË PËR ISH TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërSHKODËR, CIRKU I DIBRËS SË MADHE SHFAQJE NË TEATËR