Policia asgjeson 28.218 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva.

Më datë 29.06.2016 nga Policia e Shkodrës në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 28.218 (njëzet e tetëmijë e dyqind e tetëmbëdhjetë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva në Njësinë Administrative Pult Shkodër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Megjithatë pavrësisht aksioneve të shpeshta të bluvë të Shkodrës, të cilët cdo ditë raportojnë për parcela të tëra me kanabis të mbjella në të gjithë tërritorin e qarkut të Shkodrës, ende asnjë person nuk është arrestuar si autori i kesaj sasie droge, por gjithcka ngelet në tentative dhe në hetim. Por kush e mbjell këtë lëndë narkotike, kush është porositësi dhe lidhjet që krijohen për kultivimin e rrenjes kanabis sativa. Ende asnjë përgjigje, cka hedh dyshime të forta se një rrjet i strukturuar kriminal, zë vend në Shkodër, në këtë zonë e cila eshte kthyer në hambar të kultivimit të bimes narkotike në të gjithë territorin e qarkut

Artikulli paraprakRAMA NË TURQI: THELLIM TË MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE
Artikulli tjetërKAOSI NË HYRJE TË SHKODRËS, RADOVANI NATËN ËSHTË ME RREZIK QË TË PUNOHET