Shkodër

Vijon puna për godtjen e rasteve të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Goditet një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe një rast i prodhimit/shitjes së narkotikëve

Arrestohen dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Nga strukturat e D. V. K. M. në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës,

Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës,

Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur “Gropa Thanit”, në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogram.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSONTE LUHET DERBI REAL MADRID- ATLETICO, SUPER NDESHJE NË PREMIER LEAGUE, CHELSEA PRET LIVERPOOL
Artikulli tjetërZJARRET NË QARKUN E SHKODRËS, REAGON POLICIA: JANË PROCEDUAR 3 SHTETAS