Lëvizja “Shqipëria kundër shpopullimit” zhvilloi një takim në qytetin e Shkodrës. Inciatorët e kësaj lëvizje por edhe ish drejtues vendor tregojnë se edhe në Shkodër ashtu si në gjithë vendin ka një shpopullim masiv si shkak i emigrimit. Qëllimi i qeverisë u shprehen ata është për të larguar shqiptarët dhe për ta mbushur me emigrantë të vendeve të treta.
Përfaqësues të sindikatave shprehen se përveç rënies drastike të popullsisë në Shkodër papunësia është rritur në 55% dhe se korrupsioni është i përhapur kudo.

Anëtari i kryesisë së rithemelimit të PD Bardh Spahia akuzon se kjo gjendje e Shqipërisë vjen vetëm nga keqqverisja.

Takimet e lëvizjes “Shqipëria kundër shpopullimit” do të vijojnë në gjithë vendin për të dalë në fund me një propozim konkret për ripopullimin e vendit.

Artikulli paraprakMBYLLET KUPA “AGIM TAFILI”
Artikulli tjetërATDHETARI MARK MHILLI RIVARROSET NË VENDLINDJE