Fillimi i vitit 2020 nuk ka qenë në nivele aspak të mira për organizatat që në fokus kanë luftën kundër dhunës në familje. Prej muajit janar, në drejtorinë vendore të policisë Shkodër dhe organizata të tjera janë denoncuar më shumë se 50 raste të dhunes në familje. Këtë fakt e ka bërë të ditur, psikologu pranë Zyrës për Djem dhe Burra, Fatjon Taipi.

Ndër vite është vënë re një rritje e ndërgjegjësimit të grave për të denoncuar bashkëshortët e tyre dhunues tregon psikologu Taipi.

Shkaqet kryesore të dhunës në familje vazhdojnë të mbeten patriarkaliteti, ku femra shihet si pronë e mashkullit, por sigurisht ndikojnë edhe problem të tjera sociale dhe ekonomike. nga fillimi i vitit,është raportuar për mesatarisht 1 rast dhune në ditë, një shifër alarmante për shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse.

Nga ana tjetër, Zyra për Djem dhe Burra ofron trajnime rehabilituese për meshkujt, agresorë të dhunës në familje duke i bërë të reflektojnë mbi pasojat e veprimeve të tyre.

Artikulli paraprakMETA THËRRET PROTESTË NË 2 MARS NË BULEVARD KUNDËR RAMËS: DO TË FIRMOS DEKRETIN E PARË PËR TË SHPARTALLUAR GRUSHTIN E SHTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGTARËT E ZDRALES: JEMI DREJT FALIMENTIMIT