Studentë të fakultetit Ekonomik kanë zhvilluar edicionin e dytë të panairit “Do great things” përmes të cilit paraqiten punime dore të punuara nga vetë ato. Pedagogia Alkida Hasaj, tregon se përmes këtij panairi studentët praktikuan edhe strategjitë e marketingut të cilat mund t’I përdorin gjatë menaxhimit të bizneseve të tyre.

Pedagogia Hasaj shprehet se ky panair do të ketë edhe edicione të tjera ndërkohë që studentët e kanë përdorur edhe për të mbledhur të ardhura në ndihmë të shtresave në nevojë.

Për realizimin e panairit “Do Great Things” që do të thotë, bëj vepra të mira studentëve I është dashur më shumë se 2 muaj kohë. Pjesë e tij ishte edhe ekspozita e stilistit Arlind Tafilica, I cili gjithashtu është student I fakultetit Ekonomik në Shkodër.

Artikulli paraprakM.MADHE, RRJETI ELEKTRIK I AMORTIZUAR RREZIKON BANORËT
Artikulli tjetërSHKODËR, SHEMBET NDËRTESA, MYFTINIA MERR PRONËN