Vendimi i rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës për fillimin e procesit mësimor më 4 shkurt të këtij viti nuk është pritur mirë nga studentët protestues.

Ata prej 10 ditësh janë të ngujuar ndërsa prej kohësh kanë bojkotuar edhe procesin mësimor, bojkot i cili sipas studentëve do vijojë pavarësisht vendimit që ka marrë rektorati për rifillimin e mësimit me 4 shkurt.

Studentët hedhin poshtë çdo akuzë për ushtrim dhune ndaj studentëve të tjerë të fakultetit të Shkencave Shoqërore një ditë më parë, që përkonte edhe me ditën e parë të ngujimit në këtë fakultet.

Kur po bëhën 2 muaj nga fillimi i protestës studentore në qytetin e Shkodrës, të rinjtë janë të bindur të përshkallëzojnë protestën deri në plotësimin e të gjtha kërkesave dhe rrëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Gjithashtu studentët pertendojnë se shërbimi i ambulancës nuk i është ofruar në momentin që disa prej tyre kanë patur komplikacione shëndetësore.

Artikulli paraprakM.MADHE, U RRËZUA NGA MALI, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, TEK VLLAZNIA VJEN EDHE NJË SERB