Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka mbledhur përfaqësues të disa institucioneve për të diskutuar rreth helmimit të 61 nxënësve të shkollës së mesme të Postribës 5 ditë më parë . Pas 5 6 ditësh tha prefekti Millja do të dalin rezultatet që përcaktojnë shkaqet e helmimit masiv. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Shëndetit Publik, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë, Zyrës Arsimore

Të gjitha institucionet bashkë tashmë do të ndërmarrin të tjera kontrolle për të gjitha dyqanet afër shkollave, aq më tepër atyre që shesin ushqime të ndryshme në mënyrë që ky helmim masiv të mos përsëritet më

I pyetur nëse mund të quhet një dështim i institucioneve kjo që ndodhi me nxënësit e shkollës së Postribës duke u helmuar 61 vetë, Prefekti Millja e pranoi kritikën por tha se kjo çështje është diskutuar para fillimit të vitit shkollor

Në fund ka edhe një mesazh për prindërit që t’ia përgatisin në shtëpi ushqimin fëmijëve të tyre për të shmangur blerjen në dyqane.

Tashmë të gjithë po presin analizat për të nxjerrë shkaqet e helmimit të 61 nxënësve. Prefekti Millja tha se gjendja shëndetësore e nxënësve që u helmuan është duke u përmirësuar.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 07.10.2019
Artikulli tjetërLEZHË, KOPSHTI “BESËLIDHJA” PAS 5 VITESH ME GODINË TË RE