Qendra “Konsumatori Shqiptar” ka zhvilluar një takim me përfqësues të komunitetit të konsumatorëve në Shkodër me qëllim informimin mbi të drejtat e tyre dhe prezantimin e projektit “Indeksi i Konsumatorit Vendor”. Ersida Teliti, drejtore ekzekutive pranë qendrës “Konsumatori Shqiptar” tregon disa detaje në lidhje me shtrirjen e këtij projekti në 61 bashkitë e vendit.

Drejtorja Teliti tregon se zyra për mbrojtjen e konsumatorit është një domosdoshmëri edhe në bashkinë Shkodër, ndërsa tergon edhe mënyrat se si do të funksionojë.

Qendra “Konsumatori Shqiptar” është në bisedime me bashkinë Shkodër për të hapur zyrën për mbrojtjen e kosnumatorit bën të ditur drejtorja Teliti.

Përfaqësues të komunitetit të konsumatorit në Tiranë dhe Shkodër thonë se hapja e një zyre të tillë do të rriste cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe produkteve.

Projekti “Indeksi Konsumatorit Vendor”, zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” me mbështetjen e “Lëviz Albania”, nje projekt i Agjencisë Zviceriane për zhvillim dhe Bashkëpunim.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS VAKSINIMI ME VAKSINËN KINEZE SINOVAC
Artikulli tjetërSHKODËR, KANDIDATI SPAHIA NË RAJONIN 2: NDRYSHIMI PO VJEN