Tregu i bagëtive në Stom-Golem rrezikon që të mbyllet për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno-sanitare. Kështu u shpreh kryeveterineri i Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar në Shkodër Selim Kraja i cili thotë se ky treg ka shumë mangësi, por mbyllja e tij do të bëhet me forcën e ligjit

Kraja, ndër të tjera theksoi se në këtë treg hyjnë bagëti pa çertifikatë veterinare dhe pa matrikull.

Nga ana tjetër sa i takon tregut të gjësë së gjallë të Shelqetit në Vau-Dejes i ka plotësuar 90% të kushteve thekson Kraja

Ka shume vite qe ne Shkoder nuk ka nje treg te gjese se gjalle dhe deri tani eshte operuar ne kushte skandaloze, duke krijuar nje imazh te mjere e mbi te gjitha duke u rrezikuar shendeti i konsumatorit.

Artikulli paraprakPËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS HAJMEL-NARAÇ
Artikulli tjetërMASA NË SHKODËR, ITALIA KËRKON EKSTRADIMIN E ILIR BAJRI