Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Një automjet tip Audi ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa është përplasur me anësoret e rrugës.

Përplasja ka ndodhur prane urës së Dedë Gjo Lulit, në afërsi të aksidentit të mesditës, ku u përplasën dy mjete Mercedez Benz.Nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka ndodhur në prani të policisë, e cila po kryente hetimet e aksidentit të parë.

Artikulli paraprakSHKODER:ZJARR AFER VARREZAVE NE BERDICE TE MADHE
Artikulli tjetër“VLLAZNIA” ZHVILLON STERVITJEN E PARE ME TRAJNERIN E RI HASAN LIKA