Tonin Dedaj do të jetë administrator i ri i njësisë administrative Rrethina. Ashtu siç pritej tashmë Dedaj është emëruar edhe zyrtarisht në këtë post të rëndësishëm. Njësia Administrative Rrethina është ndër më të mëdhatë në Shqipëri për shkak të numrit të banorëve dhe territorit të saj.

Tashmë emërimi Dedaj nga ana e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi është bërë edhe zyrtarisht përmes një shkrese të firmosur. Prej ditësh pritej zyrtarizimi i Dedaj si administratori ri i njësisë Rrethina. Tonin Dedaj do të zëvendësojë në këtë post ish-administratorin tashmë Vlash Pjetri.

Ky i fundit u largua nga posti i administratorit të njësisë Rrethina pas një shkresë zyrtare të firmosur nga kryebashkiakja e cila bëri të ditur se tashmë Pjetri do të mbajë postin e kryetarit të bordit mbikqyrës tek institucioni “Ndërmarrja e studentëve”.

Kjo lëvizje e Vlash Pjetrit erdhi pas një kërkesë nga katër kryetar grupseksionesh të Partisë Demokratike në njësinë Rrethina që kërkuan largimin e tij dhe zëvendësimin me një emër tjetër ndërsa një prej atyre që firmosën është edhe vetë Tonin Dedaj që tashmë u emërua si administrator i njësisë Rrethina.

Dedaj ka një periudhë të gjatë në radhë e Partisë Demokratike në njësinë Rrethina. Përpara vitit 2015 kur ishin ende komuna pëprara se të bëhej reforma territoriale që i ktheu në njësi administrative, Dedaj ka qenë kandidat për kryetar i komunës Rrethina në atë kohë në vitin 2003.

Për dy mandate më radhë ka mbajtur postin e sekretarit të komunës Rrethina nga 2004 në 2011. Në periudhën 2012-2013 Dedaj ishte zëvendës drejtor i filialit të Postës në Shkodër dhe më pas drejtor i postës në Shkodër.

Po ashtu sëfudmi është një nga të propozuarit nga baza e PD për kandidat për deputet dhe kryetar bashkie në listën totale me 149 emra si dhe kryetar i PD i njërit prej katër grupseksioneve që ka njësia Rrethina si dhe anëtar i kryesisë së PD Shkodër por edhe kryetar grupi i këshilltarëve të PD në ish-komunën Rrethina.

Artikulli paraprak“YEEP SHKODRA” MUNDËSI PËR INTEGRIMIN E 50 TË RINJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, DETAJE NGA PLAGOSJA, SI QËLLUAN PALËT ME ARMË