Gjatë diskutimeve për raportin e vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave për vitet 2020-2022 disa pyetje të shtruara nga këshilltarët e majtë u morën si diskutim politik i këshilltarëve të djathtë duke bërë që disa prej këshilltarëve ta braktisin mbledhjen.

Largimi i këshilltarëve bëri që në sallë të jenë më pak se 26 anëtarë duke detyruar ndërprejen e mbledhjes. Pika e tretë që ishte në diskutim e sipër u hodh në votim por mori 23 vota duke mos u miratuar sepse kërkon minialisht 26 të tilla. Debati vijoi edhe pas ndërprerjes së mbledhje mes këshilltarëve

Në rendin e ditës ishin në total 5 pika teksa u miratuan veç dy të parat që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe ato që përfitojnë nga 6% ndërsa tri të tjerat, raporti i vlerësimit për të ardhurat, shtesa e planit në buxhetin e bashkisë dhe raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit për 2018-ën nuk u miratuan.

Dy herët e para mbledhja dështoi dhe nuk u zhvillua fare ndërsa kësaj here dështoi në pikën e tretë të rendit të ditës duke treguar mungesën e përgjegjshmërisë.

Artikulli paraprakPERCILLET PER NE BANESEN E FUNDIT NARD POLIA
Artikulli tjetërSHKODËR, ZV/MINISTRJA JAKU NË AKADEMINË RINORE