Një sasi prej rreth 3 kg drogë e llojit kanabis u sekuestrua nga policia e Shkodrës, ndërsa në pranga përfundoi një 27 vjeçar.

Policia lokale konfirmoi se ka arrestuar shtetasin Albert Marku, banues në fshatin Brucaj. Ky shtetas u arrestua gjatë ditës së djeshme, pasi lënda narkotike u gjet në automjetin e tij tip furgon në fshat Hot i Ri. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, tip që drejtohej nga vetë ai, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 (dy) kg e 863 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre) gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa”, sqaron policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBEHUNI GATI, MBERRIN I NXEHTI
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI NE VATIKAN, TAKOHET ME PAPA FRANÇESKUN