Unaza perëndimore në qytetin e Shkodrës çdo ditë e më shumë po shkon drejt degradimit. Një situatë e tilë është kthyer në një problem serioz për banorët e zonës. Pothuajse gjatë gjithë ketij segmenti, një pjesë e pusetave janë të shembura ndërsa janë krijuar edhe gropa të mëdha duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë rrugë. Qytetarët thonë se është e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve, pasi në këtë gjëndje që është rruga e kanë të vështirë për të lëvizur kryesisht me biçikleta.

Unaza perendimore ne qytetin e Shkodrës prej vitesh është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse. Pavarësisht nevojës për të ndërhyrë në riparimin e gropave dhe pusetave në rrugë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 05.02.2024
Artikulli tjetërKUNE-VAINI “PUSHTOHET” NGA SHPENDËT