Ura e vjetër e Bunës ka rënë pre e vandalizmave të qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët herë pas here shkëpusin disa elemente lidhëse të qujatura spinota. Këto elemente janë të vendosura në të dyja anët e urës dhe mungesa e tyre do të sillte shembjen e urës. Ish-inxhinieri Agim Gruda tregon se një situatë e tillë vetëm sa rrezikon qytetarët që kalojnë çdo ditë në urë.

Sipas Grudës, institucionet përgjegjëse janë në dijeni të mungesës së elementeve lidhëse në urën e vjetër të Bunës ndërkohë që thote se mirëmbajtja e saj nuk duhet të jetë vetëm nga institucionet vendore.

Deri më tani, më shumë se 15 është numri I spinotave të shkëputura nga ura e vjetër e Bunës. Ish-inxhinieri u bën apel institucioneve të angazhohen sa më parë në zëvëndësimin e elememteve lidhëse që mungojnë, për të rritur kështu sigurinë e lëvizjes së këmëbsorëve të cilët kalojnë në këtë urë për t’u lidhur me fshatrat turistik Shirokë e Zogaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, 100 MIJË TURISTË NË 10 MUAJ
Artikulli tjetërVITAPUR, RRJETI SLLOVEN I DYQANEVE VJEN NË SHKODËR