Ky aks rrugor mbetet ndër më të rrezikshmit. Gjatë verës, kur shtohet edhe fluksi I lëvizjeve nga pushuesit e Velipojës, mosrespektimi I sinjalistikës rrugore është shkaku kryesor I aksidenteve. Mungesa e ndriçimit nga ana tjetërm është një problematikë që shoqëron frekuentuesit e kësaj zone ndër vite.

Ndërkohë, disa herë gjatë verës është kërkuar që të ketë kontrolle më të shpeshta nga policia rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes në këtë zonë, pasi duket se kjo neglizhencë ka shtuar rrezikun në këtë aks.

Gjatë verës janë të shumta aksidentet rrugore, disa prej tyre kanë patur edhe pasoja në jetë njerëzish, nadj kërkohet një angazhim më I madh I institucioneve përgjegjëse për të rritur prezencën në këtë aks, po ashtu edhe ndërgjegjësim nga ana e drejtuesve të mjeteve

Artikulli paraprak“MUZEU I LUNDRIMIT” NIS TË MARRË FORMË
Artikulli tjetërRAMA: KABINAT E THETHIT DO TI MARRË SHTETI.PO PËRGATITET DENONCIMI I SKANDALIT “GJELI” NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË