Nese mendoni se  jane pamje   te marra ne vere gaboheni,  këto jane pamje te marra sot ne mes te tetorit ku dita të ngjason me një dite vere.

Ditë të ngrohta ku temperaturat arrijnë në deri në 25 grade celcius, njerëz të veshur me të shkurtra e madje që konsumojnë akullore, është kjo panorama e ketyre diteve.

Edhe vetë qytetarët  çuditen nga këto temperatura të larta në këtë periudhe,  ata thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur që në mes të tetorit të vishen kaq hollë.

Sic duket moti është çmendur, stinët janë ngatërruar njëra me tjetrën. Mirëpo qytetarët ndjehen të kënaqur, teksa shijojnë këto ditë të ngrohta për udhëtimet e tyre. Bazuar dhe në parashikimet metorologjike këto ditë të mira  do të jenë prezente gjatë gjithë muajit.

 

Artikulli paraprakPREZANTOHET MAKINA QË KUSHTON 5 MLN EURO
Artikulli tjetërARRESTOHEN 9 PERSONA PER NDOTJE TE AMBJENTIT