Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.I dënuar nga Gjykata me 2 vite burg, i shpallur në kërkim për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”

, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia e Shkodrës.Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim me qëllim vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, më datë 12.12.2016 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :* Aleksandër Koçeku, 31 vjeç, banues në Shkodër Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, 13.01.2016 e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakI MERRNIN ME QIRA – TRAFIK MAKINASH NGA SHQIPËRIA NË SERBI, ARRESTOHET FIERAKU DHE KROATI
Artikulli tjetërARSIMI, MESUESIT NË PROTESTË