Ndalohet një shtetas i dyshuar për, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Sektori për Krimet e Rënda, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 04.01.2017 u bë i mundur ndalimi i shtetasit: * Fran Çorri, 37 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi : Ky shtetas më datë 12.05.2015, dyshohet se në banesën e tij në fshatin Dobraç, Shkodër, pas një konflikti me “ish bashkëshorten” e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj saj por pa patur asnjë dëmtim nga kjo ngjarje. Më datë 22.09.2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale parashikuar nga nenet , 79/c-22 e 278/5 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakRAMA: NDALIMI I HARADINAJT, NJË ABSURDITET!
Artikulli tjetërKAPET GOMONIA ME 510 KG MARIJUANË NË DET, TRAFIKOHEJ NË ITALI