
Edhe këtë të hënë ka vijuar protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Shkodër. Një grup studentësh marshuan nga zona e Trumws , përmes pedonales, në drejtim të Bashkisë Shkodër.
Studentët u ndalën për disa momente para bashkisë, ku protestuan në mënyrë paqësore, për të vijuar më pas marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij të Shkencave të Natyrës.
Ndërkohë, pas disa ditësh bojkot, procesi mësimor në universitetet e Shkodrës ka vijuar normalisht këtë të hënë.


