Filmi “Parandjenja” që erdhi si premierë është shfaqur në mjediset e qendrës rinore Arka në Shkodër. Një film i cili trajton kryesisht problemin e drogës në të cilën një pjesë e mirë e rinisë në Shkodër por edhe në gjithë Shqipërinë është përfshirë duke dëmtuar veten por edhe familjet e tyre. “Parandjenja” është një film me metrazh të shkurtër që është realizuar falë pasionit të një grupi të rinjsh

Aktorja Lusi Bregu e cila ka rolin kryesor në filmin “Parandjenja” tregon emocionet që përjetoi

Këngëtarja Klodiana Vata është përfshirë duke u kujdesur për bazën muzikore të filmit.

Aktorja Drande Xhaj shprehet se filmi pavarësisht se i realizuar me shumë vështirësi e ka befasuar atë

Premiera e filmit “Parandjenja” mori vlerësimet e të pranishmëve në qendrën rinore Arka.

Artikulli paraprakPD, GJATA: RAMA MBRON KRYEBASHKIAKËT KRIMINELË
Artikulli tjetër“SHKODRA JAZZ FESTIVAL” HAP SIPARIN E KONCERTEVE