Në lagjen “Kiras” është hedhur gurëthemeli i parë për ndërtimin e xhamisë së re. I pranishëm mes personaliteteve të tjera në nisjen e punimeve ishte edhe kryetari i komunitetit musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i cili vlerësoi ndërtimin e kësaj xhamie të re si një infrastrukturë shpirtërore për besimtarët

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari deklaroi se xhami e Kirasit në vitet e para të demokracisë ishte një qendër për muslimanët sepse aty janë pritur shumë personalitete të rëndësishme

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e pranishme në inaugurimin e xhamisë së re deklaroi se Kirasi është një nga lagjet më të rëndësishme të Shkodrës

Xhamia e re në Kiras po ndërtohet falë një kontributi të miqve nga Kuvajti si dhe në partneritet me institucione të tjera dhe myftinë Shkodër.

Artikulli paraprakREKTORI BEKTESHI-STUDENTËVE: GODINA E RE GATI QË NESËR
Artikulli tjetërVRAU TRE PUNONJËS TË BASHKISË MAT, BURG PËRJETË PËR AUTORIN