Bashkia e Shkodrës zgjidh për një afat shumëvjeçar problemin e varrezave publike
Mungesa e hapësirës në varrezat publike të qytetit të Shkodrës, ka qenë një nga shqetesimet e komunitetit dhe të Bashkisë së Shkodrës.

Sot mund të themi se ky problem ka marrë zgjidhje për një afat shumëvjeçar.

Bashkia e Shkodrës i ka nisur proçedurat prej mëse dy vitesh e gjysmë, por vetëm këto ditë qeveria miratoi shpronësimet e nevojshme për tokën e varrezave publike.

Janë 35.000 metër katror ku tashmë ka nisur puna, e cila do të përfundojë bashkë me muajin shtator.

Investimi për sistemimin dhe ndërhyrjet e nevojshme kap vlerën e 11.000.000 lekëve, ndërsa vlera e shpronësimeve që mbulohet nga buxheti i Bashkisë së Shkodrës arrin në 10.000.000 lekë.

 

Artikulli paraprakSHAZI: ANTIDEPRESIVËT NUK I JAPIM PA RECETËN E MJEKUT
Artikulli tjetër“ROCK AKADEMI” DHE SUKSESI I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”